Vaksinimi kundër COVID-19 po vazhdon edhe sot në të gjithë vendin.
Normalisht për dallim nga dje që pati shumë tollovi vaksinimi po zhvillohet edhe në sallën "1 Tetori" në Prishtinë, njofton Klan Kosova
Gjatë të shtunës janë duke u vaksinuar të moshuarit mbi 65 vjeç të cilët kanë aplikuar paraprakisht dhe të cilët janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Deri në ora 12:00 në sallën "1 Tetori" janë vaksinuar 165 persona mbi 65 vjeç ndërsa në të gjithë vendin deri në ora 12:00 janë vaksinuar 2 mijë 103 persona.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.