Forcat e sigurisë i kanë vrarë mbi 90 njerëz në mbarë vendin gjatë ditës së sotme në Myanmar.
Kjo konsiderohet si një ndër ditët më të përgjakshme të protestave që nga grusht shteti ushtarak kur ndodhi në muajin e kaluar, shkruan Reutres, transmeton Klan Kosova.
Protesta e përgjakshme është duke u zhvilluar në Ditën e Forcave të Armatosura.
Televizioni shtetëror ka raportuar se protestuesit janë duke u qëlluar "në kokë dhe pas shpine".
Pavarësisht kësaj, demonstruesit kanë vërshuar rrugët për ta kundërshtuar grusht shtetin e 1 shkurtit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.