Lajmet e fundit

Rreth 8500 emigrantë janë vërsulur në kufirin Greqi – Maqedoni në një kamp të projektuar për të mbështetur vetëm 1500 njerëz.
Kalimi në Idomeni ka qenë i mbyllur për gati 24 orë pas protestave të emigrantëve të dëshpëruar për të vazhduar udhëtimin e tyre në kërkim të një jete më të mirë në vendet e Europës Perëndimore, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq gjendjen më tepër e ka përkeqësuar moti i ligë pas rënies së shiut dhe duke paraqitur rrezik serioz shëndetësor për të gjithë minoritetet e pastrehë.
Këtë e dëshmojnë edhe vet emigrantët ku për BBC, thanë se secili prej tyre është duke jetuar një jetë të vështirë duke qëndruar në lagështi dhe në të ftohtë, përcjellë Klan Kosova.