Lajmet e fundit

Mbi 8.500 maturantë, të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit në Provimin e Maturës Shtetërore, nesër do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Provimit në afatin e gushtit.
"Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë nxënësit që i nënshtrohen këtij provimi në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë në orën 10:30", bëhet e ditur në një kumtesë të MASHT-it, transmeton Klan Kosova.