Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov vlerëson se referendumi ishte i suksesshëm pasi sipas tij “për” kanë votuar mbi 600 mijë qytetarë.
“Nëse mbi 650 mijë qytetarë, mbi 600 mijë kanë votuar ‘Për’ kjo është mandat i qartë politik që Maqedonia të ecë para. Fitore më e madhe nga cilado fitore e ndonjë partie politike. Edhe nëse kishte mbi një milion votues (më shumë se cenzusi), përsëri vullneti i shumicës së popullit do të shprehej qartë. Mund të numërohen votat e atyre që votojnë. Tani mbetet të dëgjohet vullneti i popullit nga ana e deputetëve në Kuvend, në përputhje me programin e opozitës ku flitet për shumicën e votave nga ata që kanë votuar. Ua kemi borxh qytetarëve të ardhmen! Edhe do ta sigurojmë, ose kështu ose ashtu!”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.