Mbi 7500 dosje arkivore me gjithsej 38 mijë e 598 dokumente që kanë të bëjnë me Komunën e Prishtinës janë përfshirë në këtë libër.
E gjithë kjo ishte bërë e mundur me vizitën që u bë në Arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll në vitin 2017 nga një delegacion i Komunës së Prishtinës i kryesuar nga nënkryetari Muhedin Nushi, ku arritën të tërheqin mijëra dokumente, ne formë digjitale, të dokumenteve të kohës së administratës së Perandorisë Osmane, për dhe nga Komuna e Prishtinës.
Të gjitha këto dokumente janë të përkthyera dhe listuar në librin “Katalogu i dokumenteve osmane në arkivin komunal të Prishtinës” dhe paraqesin një potencial të burimeve historike për studiuesit e hulumtuesit e kësaj periudhe historike.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ky libër është shumë i vlefshëm për Arkivin e Komunës së Prishtinës pasi që përmban një përmbledhje të dokumentacioneve të rëndësishme.
Ahmeti tha se libri përmban dokumente zyrtare dhe informacione të rëndësishme për Komunën e Prishtinës.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se marrja e këtyre dokumenteve nga Stambolli dhe sjellja në Prishtinë, ka qenë një arritje e madhe.
Sipas tij, mbi 7500 dosje arkivore janë marrë me gjithsej 38 mijë e 598 dokumente. Ai theksoi se Komuna e Prishtinës e ka financuar këtë botim i cili është i pari që nga viti 1999.
Sipas ekspertit të Arkivit së Prishtinës, Jusuf Osmani ky libër i cili përmban dokumentacionet e Arkivit të Stambollit, ndriçon të kaluarën e vendit tonë, raporton KP.
Kjo pasi, sipas tij, për shkak se e kaluara historike e një vendi dhe një populli në një kohë reale mund të shpjegohet në bazë të dokumenteve arkivore





