Lajmet e fundit
Sipas GAP-it kjo është shifra më e lartë e regjistruar për dreka zyrtare prej kohës kur kanë filluar mbledhjen e këtyre të dhënave.

Ai që ka shpenzuar më se shumti për dreka zyrtare është ish-ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku. Ai gjatë vitit 2014 ka shpenzuar 21,902 euro.
Sipas GAP-it kjo është një shumë e lartë pasi që viti 2014 ishte vit zgjedhor dhe duke pasur parasysh që gjysma e vitit ka kaluar më ngerçin politik dhe aktivitetet politike të ministrave kanë qenë të ulëta.
Sipas tyre këto shpenzime tregojnë se nuk janë bërë konform Udhëzimit Administrativ.
Shuma totale për dreka në vitin 2014 ka qenë 312.957 euro.
Ata kanë thënë se kjo është shifra më e madhe që kanë regjistruar prej se kur kanë filluar me mbledhjen e të dhënave. Shkruan, Kosova Sot.