Lajmet e fundit

Në Gjykatat Themelore të Kosovës dhe në degët e tyre gjatë vitit 2014 për vepra penale janë dënuar 17.490 persona. Krahasuar me vitin 2013, kur numri i të dënuarve ishte 15.046, ka shënuar rritje për 2.346 persona të dënuar.
Këto të dhëna u bën të ditura në raportin “Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë 2014” të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës .
Sipas këtij dokumenti nga numri i përgjithshëm i personave të dënuar 743 kanë qenë femra. Edhe këtë vit, nuk kanë raportuar degët në : Graçanicë, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Ndërkaq, të dënuar për kundërvajtje, në vitin 2014 janë gjithsej 204.166 persona, transmeton Klan Kosova.
Për më shumë informata lidhur me publikimin: “Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë 2014”, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/