Lajmet e fundit

Një mijë civilë dhe 26 persona të lënduar janë duke u evakuar nga Aleppo me autobusë dhe ambulance.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se pret që ky numër të dyfishohet deri në fund të ditës.
Evaukimi i banorëve që janë ngujuar në Aleppo pritej të ndodhte të mërkurën por kjo marrëveshje dështoi, për të pasur më pas një marrëveshje të re që hyri në fuqi mëngjesin e të enjtes, transmeton Klan Kosova.
Forcat qeveritare të ndihmuara nga forcat aleate të Rusisë gjatë javës kanë marrë nën kontroll pothuajse të gjitha zonat e Aleppos pas një beteje katër vjeçare.
Kjo në fakt është një fitore e madhe e presidentit Bashar al-Assad.