Mjaftojnë vetëm pak reshje intensive, që shumë rrugë të Kosovës të “shndërrohen” në lumenj, oborret të përmbyten dhe qarkullimi të vështirësohet.
Shpesh, një pjesë e madhe e këtij problemi lidhet me mbeturinat, të cilat bllokojnë pusetat e kanalet kulluese e shtretërit e lumenjve, transmeton Klankosova.tv.
Për ndikimin e mbeturinave dhe përgjegjësinë institucionale, sot në emisionin “Ora Shtatë” ka diskutuar Luan Hasanaj nga “Let’s do it - Ta pastrojmë Kosovën”.
Ai tha se edhe pas shumë vitesh, qytetarët e Kosovës po përballen me problemin e njëjtë.
“Ne me shumë vullnetarë e shumë qytetarë kërkojmë ta gjejmë zgjidhjen e këtij problemi, por normalisht që zgjidhja i takon krejt dikujt tjetër, dhe progresi është në hapa shumë të ngadalshëm”, u shpreh ai në Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.