Ndodhi edhe një dramë e re në Alton Towers, pasi që aty u prish njëra nga slitat ajrore të parkut të lojërave.
Hekurudha ajrore u ndalua përkohësisht të mërkurën pasdite me rreth 80 njerëz në ajër për 20 minuta.
Ata mbetën kokëvarur të mbërthyer derisa ekipet u lajmruan për rastin e më pas për t'i shpëtuar.
Kjo nuk është hera e parë që në Alton Towers ndodhë diçka e tillë, shkruan BBC transmeton Klan Kosova.
Muajin e kaluar të paktën 16 persona mbetën të lënduar derisa një slitë e tillë u shkatërrua.