Ministria e Shëndetësisë ka publikuar vendimin mbi të cilin vazhdohet mbështetja me shtesa prej 150 euro në muaj për mjekët që punojnë në sektorin publik shëndetësor.
Sipas, MSH-së, kjo politikë është mbështetëse për mjekët që angazhohen vetëm në sektorin publik, transmeton klankosova.tv.
Në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook qytetarë dhe punëtorët shëndetësorë kanë kritikuar vendimin duke thënë se nga ky vendim po përjashtohen infermierët dhe mjekët e përgjithshëm.
"E pse me vlejt vetëm për mjekë specialistë e jo për mjekë të përgjithshëm", ka pyetur një qytetar ministrin Vitia.
"A duhet të vlejë kjo edhe për infermierë?", ka shkruar një tjetër qytetar.
Ndërkohë qytetarë të ndryshëm kanë thënë se kjo shifër nuk është stimuluese teksa kanë bërë krahasime të vlerës së 150 eurove në Kosovë.
"Stimulim i madh ky. 180 euro kushton kopshti ma i lirë privat per fëmijë", ka shkruar një qytetar në hapësirën e komenteve në Facebook te njoftimi i MSh-së.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.