Lajmet e fundit

Një grup prej rreth 50 mbështetësish të ish-kryeministrit nga Maqedonia, Nikolla Gruevski janë mbledhur para Gjykatës Penale në Shkup ku po protestojnë kundër vendimit të kësaj Gjykate që i shqiptoi këtij të fundit dënimin prej 2 vite burgim për rastin “Tanku”.
Midis protestueseve janë ish-kryetari i komunës së Aerodromit, Ivica Koneski, ish-kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski e të tjerë, shkruan Alsat M.
Protesta po zhvillohet vetëm disa minuta pas vendimit të Gjykatës Penale për ish-kryeministrin Gruevski, në rastin e PSP-së të koduar me emrin “Tanku” dhe i referohet blerjes së automjetit super të shtrenjtë “Mercedes”.