Fu Xuewei, një sipërmarrëse 25 vjeçare nga Kina, ka plotësuar dëshirën e gjyshit të saj për të ecur me të në altar.
Pavarësisht se nuk kishte plane për t'u martuar, ajo vendosi të veshë fustanin e martesës për gjyshin e saj.
Këtë vendim e mori pasi gjyshi i saj është sëmurë, ndërsa e kishte ëndërr ta përcjellë atë në ditën e martesës, transmeton Klan Kosova.
E reja nga Kina ia plotësoi dëshirën gjyshit, pasi është rritur nga ai dhe gjyshja e saj, prej kohës kur prindërit e Fu Xuewei ishin divorcuar kur ajo ishte dhjetë vjeçe.
"Unë kam bërë edhe portretin e gjyshit tim tatuazh, sepse dua që miqtë e mi të rinj dhe fëmijët e mi të jenë në gjendje të kuptojnë se çfarë ai ka bërë për mua”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.