Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm gjerman, Zigmar Gabriel ka takuar homologun e tij në Shqipëri Ditmir Bushati, me të cilin do të mbajë edhe një deklaratë të përbashkët,transmeton Klan Kosova.
Më pas, i dërguari i kancelares Angela Merkel do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe rreth orës 15.00 do të flasë nga Kryeministria.
Pak minuta më vonë do të ketë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambientet e një hoteli pranë çadrës,shkruan Topchannel.