Lajmet e fundit

Ka mbaruar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë e cila u mbajt vetëm me praninë e deputetëve të pozitës janë miratuar një numër projektligjesh .
Gjatë kësaj seance u miratua projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10.
Ligjvënësit i thanë po edhe Projektligjit për Arsimin e Lartë, propozim-amendamenti nr. 25 në Kushtetutën e Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria, , raportt për Ligjin për Policinë.
Por deputetët nuk e aporvuan projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK, transmeton Klan Kosova.