Mesfushori Nikola Vlashiq nuk do të luajë më asnjë ndeshje në EURO 24.
Lojtari kroat mësohet se ka pësuar një lëndim në muskul.
Kësisoj, pas një skanimi që ia ka bërë pjesës së lënduar, 26-vjeçari ka njoftuar se do të niset për shtëpi, shkruan BBC-ja.
Ai kishte qëndruar në bankën rezervë në ndeshjen e parë të cilën Kroacia e humbi nga Spanja, 3:0, dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares as në përballjen e sotme kundër Shqipërisë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.