Nga lista e publikuar e Paris SG bëhet e ditur se Kylian Mbappe është një nga lojtarët e ftuar për ndeshjen kundër Manchester City, por ende nuk dihet nëse ylli francez do të startojë.
Mbappe mungoi në ndeshjen kundër Lensit, që ishte e vlefshme për ligën franceze, për shkak të një lëndimi në muskulin e këmbës, njofton Klan Kosova.
Pikërisht kjo ishte arsyeja pse paraqitja e Mbappes kundër “Citizens” ishte në mëdyshje.
Mirëpo, të hënën klubi parisien e konfirmoi përmes Twitterit se ylli francez do të jetë pjesë e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Manchester City.
Ndeshja e parë në mes të Parisit dhe Manchester CIty përfundoi me rezultat 1:2 në favor të djelmoshave të Guardiolës.
Të martën Manchester City e pret në “Etihad” skuadrën e Parisit me fillim nga ora 21:00.
https://twitter.com/PSG_inside/status/1389128337411526658?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1389128337411526658%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtarisht-mbappe-luan-kunder-manchester-cityt%2F
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.