Lajmet e fundit

Kylian Mbappe ka thënë se është mirë, pas frikës që ngjalli sot kur u largua herët nga fusha.
Talenti i ri u detyrua që të largohej nga qendra stërvitore e Francës këtë të martë, pas një përplasjeje me Adil Rami.
Ylli i Paris Saint-Germain ra në tokë pas ndërhyrjes së Rami-së, dhe mbeti aty për disa minuta, teksa stafi mjekësor vlerësonte gjendjen e tij.
Megjithatë, orë më pas, ai publikoi në Twitter një mesazh duke i qetësuar fansat e futbollit, se kishte qenë vetëm goditje.