Lajmet e fundit

Kylian Mbappe ka reaguar shumë mirë pasi bashkëlojtari i tij, Neymar, ka vendosur që ta zgjasë kontratën te Paris Saint-Germain.
“Ky është lajm shumë i mirë, të gjithë e dinë rëndësinë e këtij lojtari. Shpresoj që ai do të mund ta shkruajë historinë e këtij klubi për shumë vite që do të vijnë”, ka thënë Mbappe për Canal+.
Ndërkohë, pritet tash që vetë francezi ta vazhdojë qëndrimin e tij në Parkun e Princave, pavarësisht se është përfolur që do të largohet.
Edhe për brazilianin nuk kanë pasur kurrë të ndalur lajmet se do të ikën nga kryeqyteti francez, mirëpo ai tani del se është i lumtur te PSG-ja.