Lajmet e fundit

Sulmuesi i Paris Saint Germain Kylian Mbappe, ka thënë se dëshironte të largohej nga klubi i tij gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbappe në një intervistë për "L'Equipe" ka thënë se dëshironte largimin.
“Dëshiroja të largohesha nga PSG. Kur them largim, flas për Real Madridin. Reali bëri një ofertë. Mendova se koha ime në PSG kishte përfunduar”.
“Klube të tjera? Jo. Jam lojtar i PSG dhe nëse do të largohesha këtë verë do të ishte vetëm Real Madridi”.
Po ashtu, ai tha se ardhja e Messit nuk ka ndikuar në vendimin e tij.
“Unë nuk do të ndryshoja mendjen, për shkak të ardhjes së Messi është një privilegj, por unë i kam marrë vendimet e mia”.
Fituesi i kupës së botës me Francën në 2018 ka kontratë me PSG vetëm deri në verën e vitit 2022.