02.08.2015 · përditësuar para 4013 dite2 min lexim
Ai është përbërës në shumë përdorime me vlerë të tij në këtë drejtim. Por, çfarë nuk keni ditur për këtë agrum?
Këtu kemi disa arsye për ju që të ndaleni dhe të blini limonë në dyqanin e parë ushqimor, që do ta shihni.
Pastrues Miksoni disa pika ujë kokosi me lëng limoni. Kokosi do t’ju hidratojë lëkurën ndërsa limoni do ta pastrojë dhe do t’i japë ndriçim.
Zbardhues për bërrylat dhe gjunjët Nëse bërrylat apo gjunjët tuaj janë disi të zinj dhe bëjnë një diferenca nga pjesa tjetër e trupit thjesht fërkojini ata me një limon të prerë. Është si magji.
Trajtues për pikat e zeza Mund të duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por duke qenë se limoni ka aftësi antibakteriale, ai ndihmon në trajtimin e akneve. Shtrydhni një limon dhe lëngun e fituar vendoseni në fytyrë. Pikat e zeza do fillojnë të zhduken.
Zbardhues për dhëmbët Miksoni sodë buke me lëng limoni dhe aplikojeni tek dhëmbët tuaj. Përdorni furçën për fërkim dhe më pas shpëlajini. Është më lirë se të shkoni tek dentisti.
Zbardhues për lëkurën Limonët janë të pasur me vitaminë C dhe acid citrik prandaj ata ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës kur përdoret vazhdimisht. Vitamina C është shumë e mirë për neutralizimin e radikalëve të lirë dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit.
Largon yndyrën Limoni është perfekt për reduktimin e yndyrës në fytyrë apo zona të tjera të lëkurës.
Skrab për buzët Aplikoni disa pika lëng limoni në buzë para se të flini dhe shpëlajeni në mëngjes. Kjo ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe lëkurën e thatë, shkruan Anael. Por, nëse keni buzë të dëmtuara apo të çara mos e provoni.
Përforcues për thonjtë Keni aplikuar shpesh manikyrin gjel kohët e fundit dhe thonjtë ju janë dobësuar tmerrësisht shumë? Atëherë miksoni pak vaj ulliri me lëng limoni dhe zhysni në të thonjtë. Kjo është si një lloj maske rigjeneruese për ta dhe gjithashtu trajton edhe thonjtë e zverdhur.
Për flokët Aplikoni lëngun e limonit në flokë para se të dilni në diell duke arritur kështu një efekt ngjyre ‘të puthur nga dielli’. Gjithashtu ky lloj lëngu ndihmon në trajtimin e skalpit të thatë dhe zbokthit kështu që përdoreni pa u shqetësuar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.