Lajmet e fundit

Kanceri i gjirit nuk të prek brenda natës. “Kokrra” që shumë gra dallojnë me dorë një mëngjes në dush mund të ketë nisur të formohet 10 vjet më parë. Studimet e kryera pas autopsisë së pacienteve kanë treguar se 39 % e femrave në të 40-at e kishin pasur tumorin shumë kohë para se të diagnostikoheshin.
E vërteta e frikshme është se ajo që doktorët e quajnë “diagnostikim i hershëm” mund të jetë i vonuar. Prandaj, nutricionistët i japin shumë rëndësi mënyrës së të ushqyerit si formë parandaluese, transmeton shekulli. Ja disa prej ushqimeve që parandalojnë tumorin në gji, por edhe ngadalësojnë rritjen e tij deri në pikën që nuk përbën më kërcënim për jetën.
Perimet
Konsumi i perimeve, i kombinuar me aktivitete si ecja e bën organizmin më të fortë përballë tumorit. Në mënyrë të veçantë, brokoli, i cili ka në përbërje sulforafan, një lëndë që vret qelizat e kancerit.
Verë e kuqe
Ajo përmban një lëndë që neutralizon aktivitetin e një enzime, e cila bën të mundur rritjen e tumorit. Nëse nuk ju pëlqen vera, të njëjtin efekt mund të bëjë rrushi në ngjyrë të purpurt dhe me fara, kërpudhat e bardha dhe shegët.
Soja
Soja njihet për efektin pozitiv në afshet e menopauzës. Por kohët e fundit është provuar se ajo ul dukshëm mundësinë e rikthimit të tumorit pas eliminimit të tij.