Lajmet e fundit

Çaji i gjelbër përmban antioksidantë, niveli i të cilëve, pas gjashtë muaj qëndrimi në raft, humbet për 32 përqind.
Këta antioksidantë, të njohur si katehine, zvogëlojnë rrezikun nga disa forma të kancerit, por janë të ndjeshëm ndaj oksigjenit dhe ndaj dritës.
Për fat të keq, çaji nuk është si verërat, sepse nuk fiton në cilësi me kalimin e kohës.
Qe çaji të mos humbë përbërësit e dobishëm, për shkak të qëndrimit në raft , ruajeni atë në vende ku nuk ka shumë dritë dhe në kuti të mbyllura me kapak, në mënyrë që të mos vie në kontakt me oksigjenin.