Lajmet e fundit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mban tryezën e diskutimit me temë “Humbësja e Madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”.
Kjo tryezë ka për qëllim të vë në diskutim premisat mbi të cilat dialogu Kosovë-Serbi po zhvillohet, si dhe të identifikoj parimet që duhet përcjellë strategjinë e Kosovës në këtë proces.
Panelistët:
Prof. Dr. Enver Hasani – Ish-President i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë;
Dr. Sc. Belul Beqaj – Njohës i procesit të Dialogut Kosovë-Serbi;
Lulzim Peci – Drejtor Ekzekutiv, Instituti KIPRED;
Fisnik Halimi – Analist dhe njohës i procesit të Dialogut Kosovë-Serbi;
Vigan Qorrolli – Ligjerues, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Universiteti i Prishtinës;
Taulant Kryeziu – Njohës i procesit të Dialogut Kosovë-Serbi.