Lajmet e fundit

Është mbajtur gjatë të shtunës afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore.
Në gjithë vendin, u testuan gjashtë mijë e 700 maturantë.
Vetëm në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, u testuan 100 nxënës, nga shtatë shkolla të ndryshme në kryeqytet.
Parregullsi aty nuk pati, përjashtim një lëshimi nga tre maturantë, njofton Klan Kosova.
Mbarëvajtje e rregullt e këtij procesi të vlerësimit për këta shkollar u pa edhe në SHMEJ “Hoxhë Kadri Prishtina”.
Menaxheri i kësaj qendre, Jahë Sahiti, tha se çdo gjë ka shkuar siç ishte planifikuar.
Nga Ministria e Arsimit bën të ditur se ky proces ka shkuar sipas planit dinamik të punës, ndërsa ndaj rasteve ku janë evidentuar parregullsi, do të merren masa në bazë të Ligjit të Maturës.
https://www.youtube.com/watch?v=OdEisFl6YNU