Lajmet e fundit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi i radhës i grupit për implementimin e strategjisë për narkotikë. Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të tretë të këtij viti, për të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve e përgjithshme të Strategjisë kundër Narkotikëve.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional në luftën kundër Narkotikëve, Nehat Mustafa, fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për punën e bërë deri më tani dhe vlerësoi se gjatë kësaj periudhe janë mbajtur disa takime të rëndësishme si jashtë vendit dhe brenda me qëllim të bashkimit të sa më shumë akterëve për një luftë sa më efikase të ndaj parandalimit të trafikimit të narkotikëve.
Në fund u vendos që të hartohet një projekt hulumtues, me pjesëmarrjen e ekspertëve vendor të të gjitha fushave, përmes së cilit do të synohet të kemi një shifër sa më të përafërt të numrit të përdoruesve të substancave narkotike, transmeton Klan Kosova.