Lajmet e fundit

Konferenca për shtyp, e cila ishte planifikuar të mbahet sot në Bruksel nga Komisioneri Johannes Hahn dhe Kryeparlamentari Kadri Velesi, është anuluar.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka thënë për Klan Kosovën se ky anulim është bërë për shkak të kufizimeve kohore.
Sipas saj, në takimin e mbajtur sot në mes të Veselit dhe Hahn, u diskutua për gjendjen e rëndë politike dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe se sipas Komisionerit, çdo përdorim i dhunës është i papranueshëm dhe se dallimet duhet të zgjidhen përmes dialogut.
Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe rreth liberalizimit të vizave dhe për hapat e ardhshëm.
Hahn përsëriti se kur të gjitha kriteret e mbetura të plotësohen, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.