Lajmet e fundit

Në Pallatin e Drejtësisë, duke filluar nga ora 09:30 minuta, sot do të vazhdojë seanca e hetuesisë së veçantë në rastin e ish-deputetit të PDK-së Azem Syla dhe të tjerëve.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi.
"Pas lirimit nga paraburgimi, më në fund Daja nuk do të vijë me përcjellje të policisë së EULEX-it" ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.