Lajmet e fundit

Në lagjen "Dardania" në Prishtinë ka filluar të mbahet protesta kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe, njofton Klan Kosova.
Kjo protestë është organizuar nga ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së dhe UÇK-së, Binak Gashi.
Ai ka thënë se xhamia është e financuar nga Turqia, dhe se Kosova nuk është provincë e Turqisë por ”histori e Ilirisë që nga koha pellazge”.
Organizatori i protestës nuk ka marrë pjesë, asaj i janë përgjigjur një grup i qytetarëve të cilët thanë se e kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë, duke thënë se aty duhet të jetë ndonjë park apo shkollë.
Ndërsa 3 persona të tjerë kanë dalë kundër mbajtjes së kësaj proteste, të cilët thanë se ndërtimi i xhamisë duhet të vazhdojë si ndërtimi i katedrales.
Ndërtimi i kësaj xhamie veçse ka filluar dhe parashihet të kushtojë mbi 30 milionë euro.