Sot është mbajtur orë përkujtimore për poetin e ndjerë Adem Gashi i cili vdiq muajin e kaluar.
Organizatorë të kësaj ngjarjeje ishin klubi i artit “Rifat Kukaj” dhe shtëpia botuese “Armagedoni”.
Sekretari i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Izet Avdyli, e quajti veten fatlum që e kishte njohur Gashin gjatë viteve të 1980-ta, raporton EkonomiaOnline, përcjell Klan Kosova.
“E konsideroj vetën me fat që Ademin e njoha në vitet 1980. Ademin e njoha përmes shkrimeve para se ta njohja fizikisht, teatri poezisë ‘Sofra’ që ishte në kuadër të Teatrit Krahinor të Kosovës dhe shpesh bënte dramatizimin e vargjeve të poeteve Migjeni, Kadare, Podrimja, dhe atje pas përfundimit të shfaqjes zhvillohej debat mes publikut dhe aktoreve, regjisorit, aty për herë të parë u përshëndetem me të dhe ai shquhej në kulturën dhe në nivelin e diskutimit”, ka thënë Avdyli.
Gashi, pos që e kishte shprehur atdhedashurinë e tij në veprat e tij, ai e kishte paguar këtë sentiment duke qenë i burgosur politik gjatë regjimit serb.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.