Lajmet e fundit

Shoqata e Kimistëve të Kosovës sivjet për herë të parë organizoi Olimpiadën Kombëtare të Kosovës në Kimi për nxënësit e klasave të 9-ta dhe 10-ta .
Të gjithë nxënësit iu përgjigjen një testi me shkrim ku vendet e para do të shpërblehen me 250 euro ndërsa vendet e dyta do të shpërblehen me nga 100 euro, njofton Klan Kosova.
Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë sivjet mbahet në Tibilisi të Gjeorgjisë ku sipas rregullave të olimpiadës Kosova edhe për dy vite të tjera nuk mund te marrë pjesë si garues por vetëm si vëzhgues.
Kjo iniciativë u mbështet nga Ministra e Arsimit dhe drejtoritë komunal si dhe Kolegji “Mehmet Akif”.
Gara është organizuar në tri faza. Në fazën e parë, më 30 mars janë mbajtur garat në shkolla të komunave të Kosovës. Në fazën e dytë, më 16 prill janë mbajtur garat nëpër komuna me fituesit e garave nëpër shkolla.
Ndërsa sot është mbajtur faza e tretë e garës.