Në nderim të avokatit të njohur shqiptar, Nikë Lumezi po mbahet meshë në Katedralen e Prishtinës.
I biri i të ndjerit, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi së bashku me familjen e tij kanë pritur për ngushëllime familjarë, miq dhe qytetarë.
Nikë Lumezi ishte lindur më 23 shtator 1937 në Prizren, profesionin e avokatit e ka ushtruar që prej vitit 1993 deri më 1997 për të vazhduar prej vitit 2004 e deri më 2018.
Varrimi i tij bëhet sot në varrezat në Prizren, në orën 14:00.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.