Lajmet e fundit

Paraditën e kësaj së shtune është organizuar një maratonë vrapimi në Sllatinë të Fushë Kosovës, qëllimi i së cilës ishte ngritja e vetëdijes se komunitetit për njohjen dhe adresimin e antigjipsizmit.
Në ketë aktivitet morën pjesë 35 të rinj të komuniteteve të ndryshme, madje tre fituesit e parë u shpërblyen me ‘gift card’ për librari.
Sipas organizatorëve ky nuk është aktiviteti i parë. Aktiviteti i vrapimit është i katërti sipas qytetit, ku më parë është mbajtur edhe në Prizren, Istog dhe Ferizaj.