Lajmet e fundit

Këtë të shtune është mbajtur Maratona e Notit në Batllavë, njofton Klan Kosova.
Pas 51 minutave not, në finish arriti Arti Krasniqi, i cili pati distancë të madhe me konkurrentët e tij.
Në fund të kësaj maratone u ndanë edhe shpërblimet. Pos për vendin e parë, që e mori Arti Krasniqi, medalje pati edhe për Dren Ukimeraj, që arriti i dyti në cak, dhe për Meriton Veliun që doli i treti.
Maratona e Notit është mbajtur për herë të tetë në këtë liqe dhe është organizuar nga Federata e Notit të Kosovës.
Kronikë nga Merita Neziri