Në fshatin Shurdhan të komunës së Gjilanit është mbajtur edicioni i shtatë i manifestimit rajonal të poezisë “Trekëndëshi poetik i paqes”.
Në këtë edicion krijimet e tyre poetike i paraqitën pjesëmarrësit nga Kosova, Maqedonia dhe Serbia, por munguan ata nga Shqipëria, njofton Klan Kosova.
Organizatorët thanë se “pjesëmarrësit nga Shqipëria mungojnë, pasi nesër atje mbahen zgjedhjet parlamentare”.
Ky manifestim mbahet në komunën e Gjilanit, pasi ky vend është pika më e afërt kufitare me Maqedoninë dhe Serbinë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.