Komuna e Lipjanit përmes faqes zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se është mbajtur në Janjevë, manifestimi letrat – kulturor “Gjurmë të Gjeçovit”, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast, nënkryetari i kësaj komune, Fauz Xhemajli ka vlerësuar lartë figurën e Shtjefën Gjeçovit, duke thënë se ky aktivitet kulturor po i kushtohet njërës prej figurave më emblematike të kohës.
Në këtë manifestim pati edhe orë letrare nga përfaqësues të grupit letrar “Fazli Grajqevci” të Lipjanit, kurse nxënësit e sh.f.m.u “ Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë, kanë shfaqur një program kulturor.
Ky manifestim është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Lipjan.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.