Lajmet e fundit

Sot u mbajt konventa e pestë e Gruas Demokratike të Kosovës, me ç’rast gratë u zotuan se do të punojnë maksimalisht në interes të kryetarit, partisë dhe shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
I pranishëm ishte edhe i pari i partisë, Kadri Veseli, i cili në këtë takim u zotua se në partinë që drejton, gratë do të kenë vend të merituar.
Ndërsa për dallim nga deklaratat e mëparshme Ajnishahe Halimi, e sapo anëtarësuar në PDK, u shpreh e kënaqur me pozitën e grave në këtë parti.
Konventa e pestë e gruas e PDK-së, pati 11 pika diskutimi dhe të gjitha propozimet e bëra u votuan pro nga anëtaret e pranishme.
Kronikë nga Agan Hajdarhoxha