Në konferencë marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Koordinatori Nacional i Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla të Lehta dhe të Eksplozivëve, njëherit zëvendësministri Izmi Zeka, si dhe Alessandra Roccasalvo, u.d. e Përfaqësueses së përhershme në UNDP.
Fushata për legalizim të armëve mbështetet nga misioni i UNDP-së në Kosovë, në partneritet me Qeverinë gjermane (Zyrën për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë).





