Në konferencë do të marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, zv.Kryeministri i parë Behgjet Pacolli, Natalya Apostolova- Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ulrike Lunaçek- ish zëvendës presidente e Parlamentit Evropian , ish raportuese për Kosovën, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, e disa personalitete të tjera.
Gjatë kësaj jave për çdo ditë do të konferenca me tema të ndryshme që lidhen me mjedisin për të përfunduar me aktivitetin e pastrimit dhe gjelbërimit të Kosovës me 5 qershor, në ditën ndërkombëtare të mjedisit e cila organizohet bashkë me OJQ-të vendore në fushën e mjedisit.
KSDW është konferencë e nivelit të lartë e cila do të trajtojë sfidat kryesore të mjedisit në vend siç janë energjia, mbeturinat e ngurta, uji dhe ndryshimet klimatike.





