Lajmet e fundit

Është duke u mbajtur forumi kosovaro-kroat në shëndetësi në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se sot po shënojnë një aktivitet shumë të rëndësishëm për shëndetësinë kosovare.
“Po mundohemi të gjejmë një bashkëpunim të shëndetësisë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, njofton Klan Kosova.
Ndërsa ambasadori kroat Zoran Vodopia tha se përmes këtij bashkëpunimi po përpiqen në gjejnë një zgjidhje se si ta fusin shëndetësinë kroate edhe në Kosovë.
E ministri i shëndetësisë së Kroacisë Sinisha Varga, tha se kanë ardhur në këtë forum për ta ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të shkëmbyer eksperiencat në fushën e shëndetësisë.