Lajmet e fundit

Kur temë diskutimi është ndërmarrja Trepça parisë së vendit nuk i pritet.
Për kombinatin nuk hezitojnë të flasin as ekspertë e ministra ani pse disa arritën me vonesë në një tryezë të thirrur nga kryekuvendari Kadri Veseli, e ku temë diskutimi ishte e ardhmja e gjigantit metalurgjik, njofton Klan Kosova.
Veseli kërkoi që të kihet kujdes i veçantë posaçërisht për minatorët.
Ndërkaq kryeministri Isa Mustafa, u zotohet se Qeveria është duke punuar me përkushtim për çështjen e Trepçës. Ai bëri me dije se nuk do të merret as një veprim nga Qeveria në dëm të kombinatit.
Ndërkaq Iraj Hash, ekspert i çështjes së minierave tregoi një shembull se si mund të bëhet rivitalizimi i një gjiganti siç është Trepça.
Kronikë nga Agan Hajdarhoxha.