Lajmet e fundit

Ceremonia mortore për ambasadorin rus, Andrey Karlov i cili u vra në Ankara është mbajtur në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, transmeton Klan Kosova.
Pjesëmarrës në ceremoni ishin presidenti rus Vladimir Putin, kryeminsitri Dmitry Medvedev, kryetarja e Këshillit të Federatës, Valentina Matviyenko, ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, punonjës të ministrisë, liderë të partive politike dhe familjarë e të afërm të Karlov.
Lavrov i cili ka mbajtur një fjalim në ceremoni duke vënë në dukje se Karlov është nderuar me titullin "hero" tha se kanë propozuar ngritjen e statujës së tij.