Lajmet e fundit

Maturantët sot e patën mundësinë e dytë për të dëshmuar se janë gati për fakultet.
Ata sot iu nënshtruan provimit shtetëror, meqë në herën e parë më 29 gusht, ose dolën të pasuksesshëm ose munguan për shkak të infektimit me Covid 19.
Këtë rast, tani e kanë 8 mijë e 300 maturant që po testohen në gjithë Kosovën, nën masa-antipandemike.
Rezultatet e testit do të bëhen publike më 16 tetor, ndërsa nga 19 deri më 21 tetor maturantët do të kenë mundësi të ankohen për ndonjë parregullsi.
Kronikë e gazetares Qendresa Tershana.