Lajmet e fundit

Fshati Stankaj i Rugovës ishte të dielën nikoqir i Lojërave Tradicionale "Rugova 2021".
Në edicionin e 30-të të këtyre lojërave pati shumë qytetarë e dashamirës të tyre që për rreth 4 orë rresht u kënaqën duke parë përballje të ndryshme.
Ato i përcolli nga afër edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxhiri.
Sivjet si çdo herë tjetër u zhvilluan lojërat në 7 disiplina si:
rrëzimi i duarve, hedhja e llastarit, ngjitja në shilor, tërheqja me litar, hedhja e gurapeshit dhe mundja, përjashto këtu lojën sharra e vekut, për të cilën nuk pati garues.
Ky organizim u apelua të mos harrohet dhe të vazhdohet tradita që të mbahet për çdo vit.