Lajmet e fundit

Në kinemanë ABC, në Prishtinë, do të shfaqet filmi aksion ''Maze Runner: The Scorch Trials'', cdo ditë nga ora 19:30.
Në këtë film fantastiko-shkencorë gjithashtu do të shtjellohet tema kur në kapitullin vijues të sagës së “Vrapuesi i labirinthit”, Tomasi dhe miqtë e tij përballen me sfidën më të madhe deri tani.
Ata duhet të gjejnë se kush janë njerëzit prapa organizatës shumë të fortë të quajtur WCKD.
Ata udhëtojnë nëpër një tokë të shkretë me shumë pengesa e rreziqe. Duke u bashkuar me Rezistencën, miqtë e Tomasit ndeshen me këtë organizatë për të kuptuar se çfarë planesh të tmerrshme kishin ata.
Ky film mjaft tërheqës për ta shikuar vie në rolet e: Dylan O’Brien, Kaya Scodelario, Thomas Brodie-Sangster, Giancarlo Esposito, Aidan Gillen, Ki Hong Lee, Barry Pepper, Lili Taylor, Patricia Clarkson
Ndërsa e sjell regjisori: Wes Ball./ abc.info