Lajmet e fundit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka thënë se imazhet e njerëzve duke iu ndihmuar të tjerëve “përfshin shpirtin e Manchesterit”.
Ajo thirri që secili në Britani të Madhe të qëndrojnë bashkë me njerëzit në Manchester gjatë “kësaj kohe të tmerrshme”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
May u shpreh se terroristët nuk do të fitojnë kurrë dhe se “vlerat tona do të mbizotërojnë gjithmonë”.
Duke iu adresuar popullit të saj, kryeministrja kërkoi që njerëzit t’i japin informata policisë sa i përket sulmi.