Lajmet e fundit
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May do të zhvillojë një takim me figura të larta të Bashkimit Evropian për të biseduar rreth Brexit.

Këto bisedime do të jenë përcaktuese nëse Britania do të mund të bëjë hapa rreth negociatave për tregtinë, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Redaktorja e BBC, Katya Adler ka thënë se marrëveshjet janë arritur në fundjavë mbi “faturën e divorcit” të Britanisë dhe të drejtave të qytetarëve.
Por që çështja e kufirit të Britanisë me Irlandën ka mbetur pezull.
May do të ketë takime me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude juncker, takim që do të mabhet në Bruksel ku thuhet se do të ketë shumë diskutim.