Lajmet e fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ka thënë se institucioni të cilin ai e drejton, është vlerësuar si njëri ndër më kredibilet në vend.
Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë konferencës së fundvitit, ku po ashtu është shprehur se zyrtarët policorë të Kosovës çdo vit përballen me sfida.
“Më vjen mirë që edhe këtë vit po e mbajmë këtë primat. Është krenari të bësh një profesion kaq fisnik, detyra jonë ka sakrifica dhe rreziqe në vete. Zyrtarët çdo ditë sfidohen në teren dhe e dimë se sa e dhimbshme është kur një koleg humb jetën në teren”, ka thënë Maxhuni.