Kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen ka fituar pole position të shtunën në garë e Abu Dhab-it.
Në tentimin e tretë ai ishte më i shpejtë se sa kolegu i ekipit meksikani Sergio Perez në shtegun Yas Marina transmeton klankosova.tv.
Mënjeherë pas tyre është renditur dyshja e ekipit të Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.
Ndryshe Verstappen këtë sezon ka arritur 14 fitore, 7 pole position dhe në total ka qenë 16 herë në podium.
Gara për shpërblimin e madh të Emirateve të Bashkuara Arabe zhvillohet të dielën nga ora 15 dhe transmetohet në Artmotion.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.